Parashikimi i motit

15.10.2020 08:20

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell, derisa në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri 11 gradë celcius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri 25 gradë celcius.

Nesër pritet mot me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa fundjava do jetë stabile, por me temperatura të ulëta në mëngjes.