Qeveria, edhe 13 shkolla mësim me prezencë fizike

15.10.2020 11:00

Edhe 13 shkolla kanë marr leje nga qeveria...

Edhe 13 shkolla kanë marr leje nga qeveria për realizimin e mësimit me presence fizike.

Në seancën e mbrëmshme, Qeveria miratoi Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga themeluesi i shkollës për organizimin e mësimit me prani fizike, të dorëzuara në periudhën prej 5 deri më 6 tetor 2020, bënë  të ditur shërbimi për informim i qeverisë.

Sipas raportit, Komisioni shqyrtoi gjithsej 39 kërkesa nga shkollat fillore dhe ka dhënë pëlqimin për të filluar mësimin me prani fizike të 13 shkollave fillore, ndërsa kërkesat e 25 shkollave fillore nuk u pranuan.

Bëhet fjalë për 5 shkolla të komunës së Vrapçishtes, tre shkolla të komunës së Sopishtes dhe nga një në Kërçovë, Petrovec, Dibër, Prilep dhe Çeshinovë.

Komisioni i dha pëlqim të pjesshëm një shkolle fillore për mësimdhënie me prani fizike pasi bëhet fjalë për shkollë të muzikës.

Deri tani nga 325 shkolla fillore dhe 27 shkolla të mesme, mësim me prani fizike është lejuar në 223 shkolla fillore, 13 shkolla të mesme, një shkollë shtetërore për nxënës me nevoja të veçanta dhe në shkollë shtetërore e muzkës.