Sistemi “Pika-pika” sjell rendimente rekorde të misrit
Projekti i USAID-it për ekspansionin e bizneseve të vogla dhe Qendra për Zhvillim pranë Rajonit Planor Verilindor, sot në fshatin Reçicë të Kumanovës i shënuan rendimentet rekorde të prodhuesve të misrit nga rajoni verilindor gjatë korrjes së misrit........

Pesëmbëdhjetë prodhues të misrit nga ky rajon, të cilët sivjet për herë të parë kanë ujitur sipas sistemit “Pika-pika” të dhuruara nga USAID-i, kanë arritur që t’i rrisin rendimentet e tyre, madje për 60 për qind nga 10 në 16 ton. Në korrjen e misrit, përpos kryetarëve të komunave nga rajoni verilindor ishte prezent edhe ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Pol Volers, i cili me këtë rast tha:
“SHBA-të e përkrahin rritjen ekonomike në Maqedoni edhe atë tashmë 20 vjet, me programe të cilat e përmirësojnë konkurrencën tek bizneset bujqësore në Maqedoni. Këta bujq dëshmuan se inovacionet kanë forcë t’i transformojnë fermat e vogla në biznese fitimprurëse. Me rritjen e përdorimit të sistemit “Pika, pika”, përfitimet makroekonomike do të bëhen më se evidente. Rritja e produktivitetit me kohë, Maqedonisë do t’i mundësojë ta përmbushë kërkesën e tërësishme të shtetit me misër vetanak”- deklaroi ambasadori i SHBA-ve, Pol Volers.
Pritet që ky proces të krijojë 2.800 vende të reja pune dhe kthimin e investimeve prej madje 101 milionë euro në industrinë e prodhimit të misrit dhe të qumështit. (Nexhat Aqifi, TVM2)
