Maska e detyrueshme edhe jashtë, për herë të parë mbi 200 të infektuar në Shqipëri

15.10.2020 12:05

Shqipëria shënoi për herë të parë rekordin negativ....

Shqipëria shënoi për herë të parë rekordin negativ të mbi 200 të infektuarve në 24 orë që nga fillimi i pandemisë, “Covid 19”.

Nga 1351 testime në 24 orët e fundit, pozitivë kanë rezultuar plotë 203 qytetarë, derisa janë shëruar 87 të tjerë.

Aktualisht në spitalet kovid po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me “Covid 19” edhe 5 qytetarë të moshave nga  59 - 87 vjeç. Në Shqipëri prej sot bëhet e obligueshme mbajtja e maskës në ambiente të hapura.