80 raste të reja në Kosovë, Hoti: Masat nuk zbatohen, shtojmë kontrollet
Në Kosovë janë konfirmuar 80 raste...

Në Kosovë janë konfirmuar 80 raste, ndërsa për origjinën e infeksioneve të reja qeveria ka fajësuar gastronominë dhe institucionet të cilat nuk po zbatojnë masat për luftimin e përhapjes së COVID-19.
Kryeministri Hoti nuk ka përjashtuar edhe marrjen e masave ekstreme në 2-3 javët e ardhshme në rast se numri i rasteve vazhdon të rritet.
Në Kosovë janë testuar rreth 10 mijë nxënës dhe arsimtarë dhe përqindja e atyre që kanë dalë pozitivë është 5 përqind.
Rekord i ri rastesh ditore të koronavirusit janë regjistruar edhe në nivel global: në 24 orët e fundit, sipas OBSH janë regjistruar të paktën 338,779 raste, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.
Evropa regjistron tani më shumë se 6.5 milionë raste të koronavirusit sipas organizatës botërore të shëndetësisë.
Rastet po rriten thuajse në të gjitha vendet e kontinentit, me shifra shqetësuese që raportohen çdo ditë.
