Maqedoni

MPB: Aksion në disa lokacione, u arrestuan 10 persona

15.10.2020 15:40

Mëngjesit e sotshëm, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer një aksion masiv në disa lokacione në Shkup...

Mëngjesit e sotshëm, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer një aksion masiv në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli gjatë të cilës janë arrestuar 10 persona, për kryerjen e veprës “transportim të organizuar kriminal të migrantëve”. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angelovski, personat në fjalë këtë vepër e kanë kryer që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, ku gjatë kësaj periudhe kanë kontrabanduar me qindra emigrantë, ku çmimi për të njëjtit ka lëvizur nga 500 deri më 700 euro për person. 
 
“Hetimi kriminal i këtij grupi ka zgjatur që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar dhe gjatë këtyre 10 muajve kanë transportuar ilegalisht me qindra emigrantë, ndërsa çmimi për transferimin e tyre ka lëvizur nga 500 deri më 700 euro për person. Organizatorë të këtij grupi janë babë e birë nga Bogdanci, një person nga fshati Llojan, si dhe një person nga Shkupi. Sot është realizuar aksion policor në rajonin e Shkupit, Likovës, Gjervgjelisë, Shtipit, ku janë arrestuar 10 persona. Ky grup transportimin e këtyre emigrantëve e ka realizuar nga Greqia në të ashtuquajturin “kufi i gjelbër” në mënyrë ilegale në Gjevgjeli dhe Dojran.”,- deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
 
Zëdhënësi Angellovski po ashtu theksoi se MPB deri tek organet e drejtësisë do të grisë padi penale. Bazuar në një marrëveshje të mëparshme, grupi kriminal mori përsipër migrantët përmes kalimeve të paligjshme me Republikën e Greqisë dhe përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, migrantët u transferuan në vendet e Evropës perëndimore.  Sipas MPB-së, Sektori për Krim të Organizuar së bashku me njësi tjera pranë MPB-së, do të vazhdojnë me aksione të tilla edhe në ditët në vazhdim, ku ka indikacione se krime të tilla janë duke u përgatitur. 
 
FITIM KRYEZIU