Ekonomi
Zonat ekonomike, Zaev: Rënie e eksportit, punëtorët nuk janë larguar
15.10.2020 16:11
Janë në përfundim e sipër projektet infrastrukturore në zonat, gjë që krijon kushte për realizimin e investimeve....

Janë në përfundim e sipër projektet infrastrukturore në zonat, gjë që krijon kushte për realizimin e investimeve. Edhe përkundër rënies së pritur të eksporteve nga zonat për shkak të pandemisë, pothuajse të gjithë punëtorët në zonë kanë mbajtur vendet e tyre të punës dhe kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të ekonomisë, tha kryeministri Zoran Zaev pas inspektimit të aktiviteteve për ndërtimin e infrastrukturës në zonat e zhvilluara industriale teknologjike - Shkup 2.
“Eksportet nga zonat me bazë vjetore vitin e kaluar arritën në gati 2.8 miliardë euro, rritje prej 40 për qind krahasuar me 2017 dhe në kushtet e një pandemie, sipas të dhënave deri në shtator, kishte një rënie të pritshme, por përkundër kësaj është pozitive që numri i të punësuarve të mbetet konstant. Në zonat në të gjithë vendin, 13,480 punonjës janë duke punuar në mënyrë aktive për të rritur produktivitetin.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Miladenovski: Si pasojë e pandemisë tërhiqen dy kompanitë e huaja
Si pasoj e krizës, ekonomitë të shkaktuar nga pandemia, për vetëm një muaj dy kompani të huaja i kanë dhënë fund marrëveshjes me Qeverinë dhe dy marrëveshjeve të tjera iu skadon afati për shkurt kohë, njoftoi drejtor i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial, Aleksandar Mladenovski.
“Vijojnë edhe dy marrëveshje që për shkurt kohë do të skadojnë dhe këtu kishim të bëjmë me investime më të vogla, por për shkak të ndryshimit të gjendjes ekonomike, pra për shkak të arsyeve jashtë masave qeveritare ose mundësive qeveritare, kompanitë vendosën që mos të investojnë. Është normale pasi që e dimë se jemi në mes të një krize, shpresoj se raste të tjera nuk do të kemi, sepse të gjitha të tjerat janë ndërtuar.”,- theksoi drejtori i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial, Aleksandar Mladenovski.
Zaev paralajmëroi se ndërtimi i infrastrukturës në zonat industriale teknologjike në vend pritet të përfundoj deri në fund të vitit. Në Zonat e zhvilluara industriale teknologjike - Shkup 2, në ndërtim e sipër janë rrugët, furnizimi me ujë, kanalizimi atmosferik dhe fekal, tubacioni i gazit dhe ndriçimi rrugor i bulevardit në rrugët 1, 3 dhe 9. Një investim me vlerë prej 107 milion denarë.
GAZMEND REXHEPI
