Maqedoni
Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Organeve, mjekët: Në RMV të rritet transplantimi i organeve
15.10.2020 16:37
Maqedonia e Veriut duhet të këtë më shumë transplantime të organeve...

Maqedonia e Veriut duhet të këtë më shumë transplantime të organeve, për të reduktuar numrin e pacientëve me organe jofunksionale. Nëse pacientët kanë siguruar organin, i njëjti duhet të transplantohet, u tha në ditën ndërkombëtare të dhurimit të organeve.
“Duhet të vazhdojnë transplantimet, të rritet numri i transplantimeve me programin për "Living Donor", kjo nuk duhet të jetë e kufizuar, po secili që do të sigurojë ndonjë organ, i njëjti të transplantohet. Gjithashtu edhe transplantimi nga personat që kanë humbur jetën nuk duhet të kufizohet. Presim që të rritet numri i pacientëve tipikë, në këtë mënyrë nëse rritet numri i transplanteve do të rritet edhe interesimi te pacientët që janë në dializë, edhe tipizimet do të rriten, që të kemi më tepër zgjedhje në pjesën e transplantimeve kur të gjendet veshkë nga personat që kanë humbur jetën.”,- tha një mjek.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se është zgjeruar program për transplantimin e organeve në vend. Përveç veshkave, tani ka lista për pritje për dhurimin e mëlçisë, eshtrave dhe indeve, zemrës dhe lista pediatrike për zemër.
FARIJE DAUTI BAKIJU
