Maqedoni
Covid-19 – Kumanovë, në vetizolim 2 grupe me nxënës të klasës së parë të Sh.F.K. “Kërste Misirkov”
15.10.2020 17:58
Nxënësi i klasës së parë në Sh.F.K.”Kërste Misirkov” të qytetit të Kumanovës...

Nxënësi i klasës së parë në Sh.F.K.”Kërste Misirkov” të qytetit të Kumanovës, ka rezultuar të jetë pozitiv me virusin Korona, me çka drejtuesit e shkollës në koordinim me Qendrën për Shëndet Publik vendosën që mësimdhënësi si dhe nxënësit e tjerë të asaj klase të vetizolohen.
“Të premten, nga mësimdhënësja e klasës së parë u informova se një prind kishte simptoma të COVID-19 dhe se i njëjti pas testimit të kryer ka dalë pozitiv. E gjatë vikendit edhe te nxënësi ishin paraqitur simptoma të lehta, menjëherë është testuar, kurse rezultatet kanë dalë një ditë pas dhe u konstatua se nxënësi gjithashtu është infektuar me virusin Korona, prej atë ditë nuk ka ardhur në mësim, me ardhjen e rezultatit deri tek ne, në koordinim me Q.SH.P., vendosëm që nxënësit dhe mësimdhënësja e asaj klase të vetizolohen.”,- tha drejtori i SH.F.K.”Kërste Misirkov”, Aleksandar Jovanoviq.
Drejtori i Sh.F.K.”Kërste Misirkov”, Aleksandar Jovanoviq, u apelon prindërve të nxënësve që t’i respektojnë rekomandimet e M. SH. për mbrojtje nga COVID-19, me qëllim ruajtjen e shëndetit të fëmijëve. Ndryshe në klasë kishte gjithsej 30 nxënës, por që ishin të ndarë në dy grupe, sipas gjendjes faktike të dyja grupet do të vetizolohen.
FATLUM AQIFI
