Maqedoni

Zaev: Regjistrimi i popullsisë do të bëhet në prill

15.10.2020 18:07

Regjistrim të popullsisë do të ketë në prill dhe nuk ka asnjë arsye që ai të shtyhet përsëri, tha kryeministri Zoran Zaev....

Regjistrim të popullsisë do të ketë në prill dhe nuk ka asnjë arsye që ai të shtyhet përsëri, tha kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, pavarësisht se cilat do të jenë rezultatet e regjistrimit, as Kushtetuta dhe as Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk do të ndryshohen. "Regjistrimi duhet të kryhet për shkak të zhvillimit të ekuilibruar, parametrave ekonomikë, statistikave që na duhen në vend," tha Zaev.
 
“Prill 2021 është muaji për kryerjen e regjistrimit. Ne e shtymë regjistrimin sepse Hristijan Mickoski dhe opozita vendosën që ajo të shtyhet disa muaj para pandemisë dhe ne e bëmë atë. Por, gjithçka ishte e dakorduar. Tani shoh që hapen disa debate, do të ndryshohet Kushtetuta dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Unë njëqind herë kam thënë se regjistrimi dhe rezultatet në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në Kushtetutë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Zaev paralajmëroi se midis tre dhe gjashtë deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së do të mbështesin shumicën e LSDM-së shkaku i politikave dhe zgjidhjeve që ofron partia e social-demokratëve. Edhe kësaj radhe ai nuk bëri publike emrat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që do të mbështesin në Kuvend LSDM-në. 
 
SANIJE DURAKU