Maqedoni
MPPS: 15 fëmijë dhe 44 të punësuar me Kovid-19
15.10.2020 18:13
Prej fillimit me punë të çerdheve më 9 shtator, deri më tani janë regjistruar 15 fëmijë dhe 44 të punësuar...

Prej fillimit me punë të çerdheve më 9 shtator, deri më tani janë regjistruar 15 fëmijë dhe 44 të punësuar të prekur me Kovid-19, bën të ditur ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska. Epidemiologët kanë theksuar se fëmijët nuk janë infektuar në çerdhe, por kanë qenë të infektuar në familje.
“Për momentin 44 të rritur të punësuar në çerdhe dhe rreth 190 fëmijë janë në izolim. Fëmijët nuk janë infektuar në çerdhe, por siç thonë epidemiologët janë ata janë infektuar në shtëpi. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Pjesa më e madhe e tyre janë izoluar, ashtu si edhe pjesa më e madhe e edukatoreve dhe kujdestareve pasi kanë përfunduar izolimin janë kthyer në vendet e punës.”,- tha Jagoda Shahpaska nga MPPS.
Ajo nuk e përjashtoi mundësinë që nëse të punësuarit në çerdhe rezultojnë pozitiv, si në rastin e komunës së Gjorçe Petrovit dhe Karposhit, në izolim të shkojë tërë grupi prej 15 fëmijësh. Por për diçka të tillë vendosin epidemiologët theksoi Shahpanska. Sa u përket vendeve të lira në çerdhe Shahpanska sqaroi se aktualisht ka 10 mijë e 300 vende të lira nga 21 mijë sa është kapaciteti i çerdheve sipas protokolleve shëndetësore.
GYLTENE SINANI
