Maqedoni
Covid 19, 6 të vdekur, 535 të infektuar, 168 të shëruar
15.10.2020 19:18
Rekord i ri i të infektuarve në vendin tonë....

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 535 raste të reja të të infektuarve nga 2445 testime të realizuara, ndërsa 6 persona e humbën jetën edhe atë një 66 vjeçar nga Manastiri, 57 vjeçar nga Kumanova, 72 vjeçar nga Prilepi, 69 vjeçar nga sveti Nikola, 67 vjeçar nga Velesi dhe 55 vjeçar nga Negotina.
Shkupi kryeson me 277 të infektuar I pasuar nga Strumica me 30, Prilepi 26, Gjevgjelia 24, Shtip 22, Tetova 18, Kërçova 15, Manastiri 13, Koçani 12, Velesi 10, Sveti Nikollë dhe qytetet tjera me nga një të infetuar.
Instituti I shëndetit publik ka regjistraur edhe 168 pacientë të shëruar me çrast kryeson Shkupi me 68 të shëruar.
Numri I përgjithsëm I të diagnostifikuarve me virusin korona në vend nga fillimi I pandemisë është 22 mij e 170, prej tyre janë shëruar 16 mij e 578, ndërsa numri I rasteve aktive shënon 4597.
FLUTURA LATIFI
