Kuvend, vazhdon debati për ribalancin e buxhetit
Ka filluar debati për ribalancin e Buxhetit....

Ka filluar debati për ribalancin e Buxhetit në kuadër të punimeve 10 ditore të komisionit për financa dhe buxhet.
Në ditën e parë të debatit ministri i financave, Fatmir Besimi njoftoi se me ribalancin e buxhetit për vitin 2020 mundësohet zbatimi i pakos së katërt të masave antikrizë, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e standardit të qytetarëve, përkrahje për sektorin privat dhe ruajtjen e vendeve të punës, si dhe rruajtjen e stabilitetit fiskal dhe financiar të ekonomisë në tërësi.
Opozita konsideron se po miratohen masa populiste të cilat pavarësisht rishikimit të buxhetit nuk zbatohen, por shumica parlamentare fton opozitën të përkrah rishikimin e buxhetit dhe të ndihmojë në tejkalimin e pasojave nga pandemia.
