Gjykata Penale, rasti “monstra”, pala mbrojtëse shpalos dëshmitë
Në Gjykatën Penale të Shkupit...

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritet që të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Monstra”. Pala mbrojtëse vazhdon me prezantimin e dëshmive. Pasi të kenë përfunduar të gjitha prezantimet e dëshmive nga palët, atëherë gjykata do të duhet të japë fjalën e saj përfundimtare.
Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.
Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit 2017, solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri, të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore - Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14.
Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg, pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilin i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.
