Maqedoni

Rriten numrat e të infektuarve në Ohër, infektohen disa persona në një market dhe fabrikë

16.10.2020 15:15

Numri i të infektuarve nga Covid-19 është rritur edhe në qytetin e Ohrit.....

Numri i të infektuarve nga Covid-19 është rritur edhe në qytetin e Ohrit. Pozitiv me virus kanë dalë disa persona në një market në Ohër dhe në një fabrikë në qytet. Të gjithë personat që kanë pasur kontakte të afërta me personat e infektuar, janë në izolim. 
 
“Ata u anketuan menjëherë nga një epidemiolog dhe sipas sondazheve, të gjithë ata që ishin në kontakt me ta janë në izolim. Kështu që nuk ka nevojë të bëjnë panik qytetarët, ska nevojë ti shmangin marketet por të jenë të kujdesshëm sipas protokollit. Nuk do të thotë se duhet të tregohen me emër dhe mbiemër njerëzit pozitiv por të mbajë llogari çdokush, që të ruajë veten dhe njerëzit e afërt dhe përreth.”,- deklaroi drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Sasho Toçkov.
 
Kapacitetet e departamentit të sëmundjeve infektive në Ohër janë duke u plotësuar. Megjithëse kanë mbetur vetëm disa shtretër të lirë, drejtori i spitalit thotë se situata momentalisht është stabile dhe nën kontroll. 
 
“Aktualisht kemi 25 pacientë të dyshuar me Kovid, kemi disa shtretër të lira, nëse janë pozitivë, i vendosim në Infektiv, ata që janë negativ në spitalin intern. Dhe kështu ne e mbajmë situatën stabile.”,- u shpreh drejtori i spitalit në Ohër, Goran Balev.
 
Vendet të cilat janë më të rrezikuara, janë mbledhjet familjare dhe shoqërore në ambiente të mbyllura dhe pa ruajtur distancën. Autoritetet edhe një herë u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri rekomandimet sepse nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet, nuk do të ketë vend për të trajtuar pacientët.
 
ILMIJE ZHAKU