Karaxhoski: Mund të kemi 1000 të infektuar në ditë, kemi propozuar dy grupe masash

16.10.2020 15:21

Nëse nuk respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria....

Nëse nuk respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19, nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve në vend të arrijë deri në 1000 në ditë, thotë kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski.

Ai njëherit thekson se pavarësisht numrit të të infektuarve ditëve të fundit ka shënuar rritje, nuk mendohet propozimi i orës policore. Ahengjet, koncerte dhe manifestimet tjera ku askush nuk mbante maska janë shkaktar të rritjes së numrit personave të prekur me Kovid-19, thotë Karaxhoski.                                                                                                       

“Atë që e themi vazhdimisht si rekomandim, mosgrupim, mbajtje e distancës prej dy metrash, mbajtje e maskës, dezinfektim për duar, janë kriteret kryesore që të mos ketë raste. Në periudhën pas nesh është e dukshme se kjo nuk u respektua. Vet anketat me vet faktin që janë mes 20 dhe 39 vjeç, flet se këta nuk janë njerëz që kanë qenë në ahengje familjare por kanë qenë në manifestime, ngjarje, promovime, në lokale të caktuara ku nuk janë respektuar masat.”,- deklaroi kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski. 

Sa i përket rritjes së numrit të personave të prekur nga Kovid-19 edhe në Evropë, ai thotë se bëhet fjalë për valë vjeshtore të përhapjes së virusit, e cila ishte parashikuar që para katër muajsh. Karaxhoski thotë se megjithatë vala vjeshtore arriti pak më herët për shkak të grupimit të njerëzve.                                     

“Ne si komision nuk i kemi konsumuar të gjitha masat që mund të ia propozojmë ministrit, siç e shihni vetëm në Francë për momentin ka orë policore. Në asnjë shtet tjetër evropian nuk kemi masë të tillë. A mundet në perspektiv kjo të ndodh? Ne për momentin nuk mendojmë por nëse asgjë nga masat nuk respektohet çka mbetet tjetër? Nëse nuk i ndihmojmë vetvetes, atëherë nuk mund të na ndihmojnë  as 500 mjekë e motra medicinal as 20 spitale.”,- theksoi kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski.                                                                                                                                      

Filipçe: Të hënën pakoja e dytë e masave

Ministria e Shëndetësisë po ndërmerr masat e nevojshme për të mbajtur situatën nën kontroll, thotë ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Një pako masash restriktive është propozuar te Qeveria, për çka nevojiten edhe ndryshime ligjor dhe ligji është në procedurë kuvendore. Pritet që javën e ardhshme kuvendi t’i miratojë, tha ministri Filipçe. Sa u përket masave të reja, ato pritet të propozohen të hënën e javës që vjen.                                                                               

“Kjo do të përfshinte, e para: kufizimin e njerëzve në transportin publik deri në 50% siç ishte më parë; ndalesë e plotë për çfarëdo ngjarje dhe përfundim të orarit të punës për të gjithë operatorët ekonomik, në orën 23.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe.                                                               

Ministri njëherit bëri të ditur se spitali modular pranë klinikës infektive në Shkup është plotësisht i përgatitur, përfshi edhe kuadrin mjekësor, por tani për tani nuk ka pacient të vendosur në këtë spital.(Gyltene Sinani, TVM2)