“Procesi i Berlinit”, Osmani: Qytetarët kërkojnë tejkalimin e sfidave
E ardhmja e rajonit është në BE....

E ardhmja e rajonit është në BE, u tha në takimin e Ministrave të Punëve të Brendshme të RMV-së dhe Bullgarisë, në kuadër të procesit të Berlinit, të cilin e hapi Ministri I Punëve të jashtme Bujar Osmani.
Qytetarët në këtë periudhë kërkojnë angazhim më të madh në tejkalimin e sfidave të ndryshme,krahas atyre politike dhe ekonomike gjithashtu edhe ato shëndetësore tha Osmani.
“Realisht kjo iniciativë është ta ndryshojmë rajonin. Unë sinqerisht jam i kënaqur për atë që e kemi arritur pasi që procesi ka filluar me agjendën e lidhjes infrastrukturore dhe u zgjerua me krijimin e zonës rajonale ekonomike ndërsa dy projektet në realitet janë përgatitje për aderim. Mendoj se procesi e ka njohur potencialin e fortë të bashkëpunimit rajonal i cili shndërrua në iniciativa konkrete.”,- deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
Terzijski: Ndodhemi para sfidave të përbashkëta
Ministri bullgar i Punëve të Brendshme, Hristo Terzijski, nënvizoi se Ballkani Perëndimor dhe BE-ja kanë trashëgimi dhe ardhmëri të përbashkët.
“Jemi të vendosur para sfidave të përbashkëta për krimin e organizuar, migrimin, luftën kundër korrupsionit etj. Ato tregojnë ndikimin e tyre në imazhin e sigurisë në gjithë Evropën dhe për këtë arsye është i domosdoshëm bashkëpunimi, angazhimi i Bashkimit Evropian dhe vendet e Ballkanit perëndimor.”,- u shpreh ministri i punëve të brendshme i Bullgarisë, Hristo Terzijski.
Spasovski: Në luftë me krimin dhe korrupsionin
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, theks të veçantë vendosi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si prioritete kyçe për vendet e rajonit.
“Në një periudhë relativisht të trazuar politike, në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, vendosëm drejtime të qarta veprimi dhe rrugë nëpër të cilën duam të ecim,me të cilën ngadalë por sigurt rajoni po bëhet kryesues I procese të cilat dëshiron ti udhëheq. Kjo padyshim vjen duke marrë parasysh dëshminë e reformave,politikat dhe iniciativat ndërfqinjësore, mbylljen e çështjeve disa dekadëshe të cilat në një periudhë të kaluar u tejkaluan.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut si vend kandidat është hera e parë që së bashku me një vend anëtar të BE-së si Bullgaria,të kryesojë procese mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. (Leunora Kaliqi, TVM2)
