Maqedoni
Shahpanska: Jo me çdo kush do t’i mbajmë çerdhet e hapura
16.10.2020 17:21
Nëse rritet numri i të prekurve me Kovid-19 çerdhet nuk do të mbeten të hapura me çdo kusht...

Nëse rritet numri i të prekurve me Kovid-19 çerdhet nuk do të mbeten të hapura me çdo kusht, thotë ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska. Gjendja me virusin në çerdhe ndiqet në bazë ditore, thotë ajo, duke theksuar se deri më tani 15 fëmijë janë prekur nga virusi.
“Gjendja shëndetësore e 15 fëmijëve që ishin pozitivë që nga dita e hapjes së çerdheve 9 shtatori, por edhe të 45 të punësuarve deri më 15 tetor flet se gjendja është nën kontroll. Fëmijët nuk janë infektuar në çerdhe, për këtë dëshmojnë epidemiologët, sepse në familjet e tyre ishte i pranishëm virusi.”,- deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpanska.
Ajo bën të ditur se çdo ditë do të kërkojë të informohet për gjendjen shëndetësore në të gjitha kopshtet në Maqedoninë e Veriut dhe do të shqyrtojë çdo pengesë.
REJHANE BUSHI METAJ
