Maqedoni

Zaev: Nuk kemi plan B, duam marrëveshje me Bullgarinë

16.10.2020 17:28

Maqedonia e Veriut nuk mendon alternativë tjetër me Bullgarinë, përveç arritjes së zgjidhjes për kontestet dypalëshe...

Maqedonia e Veriut nuk mendon alternativë tjetër me Bullgarinë, përveç arritjes së zgjidhjes për kontestet dypalëshe, thotë kryeministri, Zoran Zaev, që, sipas tij, kompromisi mund të arrihet vetëm nëpërmjet respektimit të ndërsjellë fqinjësor. Ripërsërit se historia është pjesa e cila duhet shfrytëzuar si urë miqësie mes dy shteteve. Kryeministri Zaev nuk shpalos plan tjetër po qese deri në dhjetor nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
 
“Nuk kemi përgatitur plan B, sepse ashtu dalëngadalë dorëhiqemi  nga plani A. Plani A është opsioni dhe ai plan është që me durim, kujdes, respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim të gjendet zgjidhje. Unë besoj se ekzistojnë zgjidhje për këto çështje që janë sfiduese tani. Besoj se komisioni do të dalë me sukses, nuk është patjetër suksesi të arrihet sot. Sipas meje, nëse më pyetni, nëse nuk do të ishte Goce, do të duhej ta imagjinonim që të ishte urë miqësie mes dy vendeve.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Radev: Nuk ka kompromis për identitetin dhe gjuhën
 
Ndërkohë, mesazhi që arrin nga Sofja, përkatësisht nga kryetari bullgar, Radev, thotë se Bullgaria është për kompromis, por jo me çmim të historisë, identiteti dhe gjuhës.
 
“Është koha e fundit të arrihet zgjidhje politike e cila do t’i vërtetonte principet e fqinjësisë, të marrëdhënieve të përbashkëta dhe respektimit të historisë, identitetit dhe gjuhës tonë. Për kompromis gjithmonë ka vend, por e them se kompromis nuk mund të ketë për historinë, identitetin dhe gjuhën.”,- u shpreh kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
Deri në Samitin e Berlinit më 10 nëntor në Sofje, palët duhet të gjejnë zgjidhje për të tejkaluar dallimet, ndërkaq në fillim të nëntorit, pritet të takohen dy kryeministrat, Zaev dhe Borisov.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU