Maqedoni
Gostivar, Taravari dhe Shabani vizitë shkollave
16.10.2020 17:54
Problemi me të cilën ballafaqohen sot shkollat e qytetit të Gostivarit si pasojë e pandemisë Covid-19...

Problemi me të cilën ballafaqohen sot shkollat e qytetit të Gostivarit si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe zgjidhja e tyre, ishin temë debati që kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, me këshillat e mësimdhënësve, prindërve dhe vetë nxënësit.
I pyetur për gjendjen e teksteve shkollore, Shabani tha se ka indikacione për keqpërdorime në të kaluarën ku drejtorët kanë nënshkruar se kanë pranuar libra, ndërsa fëmijët kanë libra të vjetra. Ai tha se periudhën e ardhshme tekstet shkollore do të ndryshojnë dhe gjithçka do të digjitalizohet.
Pas vizitave që ua bënë shkollës fillore “Ismail Qemali” dhe Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë, kryetari Taravari para mediave tha se prindërit dhe mësimdhënësit me ngulm kërkojnë që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike.
Në fund të takimit, ata u bënë apel mësimdhënësve dhe nxënësve të respektojnë protokollet që të mos vijë deri te përkeqësimi i situatës nëpër shkollat e Gostivarit dhe të njëjtat të mbyllen sërish.
LULZIM HAZIRI
