Maqedoni

Covid 19, 6 të vdekur, 438 të infektuar, 191 të shëruar

16.10.2020 19:26

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 438 raste...

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 438 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, ndërsa kanë humbur jetën 6 persona. 
 
Shkupi edhe më tej kryeson listen me 200 të infektuar, Strumica me 30,  Tetova me 27, Kumanova me 21, Manastiri me 18, Shtipi me 17, Ohri me 16,  Koçani me 15, Kërçova dhe Kavadari me 9, Kriva Pallanka dhe Radovishi me 6, Dellçeva, Resnja dhe Negotina me 5 dhe Vallandova, Vinica dhe Pehçeva me 3, Berova me 2 dhe Kratova me një rast të të ineftuarve nga covid 19. Instituti I shëndetit publik ka regjistruar edhe 191 pacientë të shëruar. 
 
Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 11 pacientë dhe gjithsejt janë hospitzalizuar 95 pacientë. Në terapi me oksigjen janë 65 pacientë.Në Spitalin në Kozle janë hospitalizuar gjashtë fëmijë dhe tetë nëna pozitive ne kovid 19, ndërsa në Spitalin 8 shatori janë hospitalizuar 46 pacientë dhe në respirator janë 2 pacientë. Numri I përgjithshëm i të infektuarve nga fillimi i pandemisë shënon 22.607, prej tyre janë shëruar 16.949 dhe kanë humbur jetën 821 pacientë, ndërsa numri I rasteve aktive shënon 4837.
 
FLUTURA LATIFI