Botë
Çekia raporton rekord rastesh të reja me coronavirus
17.10.2020 14:52
Çekia ka raportuar 11 mijë raste të reja me coronavirus, shifra më e lartë një ditore që kur vendi u përball me pandeminë...

Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve vlerësohet të jetë rritur në 160 mijë.
Duke parë rritjet e fundit të rasteve me coronavirus, qeveria çeke vendosi që nga 14 tetori të mbyll të gjitha shkollat, restorantet, baret, dhe klubet.
Këto masa parandaluese pritet të zgjasin deri më 3 nëntor.
Ndërkohë, përveç Çekisë edhe disa vende të tjera kanë filluar të përballen rëndë me pandeminë.
Bazuar në të dhënat e fundit rritja e rasteve të reja me coronavirus në Evropë vlerësohet të jetë shumë më e lartë se sa në SHBA.
