Fitojnë Bayern e Barca, CSKA ngrin Cityn, Ibrahimi super gol ndaj Chelseas
Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në rundin tjetër të garave pasi që të mërkurën mbrëma në “Allianz Arena” mundi Romën me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Champions...........

‘Bavarezët’ me 12 pikë të grumbulluar tashmë kanë siguruar pozitën e parë në Grupin E. Kampionët e Gjermanisë edhe në ndeshjen e kthimit u treguan ekip më i fortë së Roma.
Franck Ribery (38) zhbllokoi rezultatin, ndërsa golin e dytë për ekipin gjerman e realizoi Gotze (64).
Ndërkohë, në këtë grup, CSKA ka bërë befasinë e kësaj nate duke mundur Manchester Cityn në “Etihad Stadion” me rezultat 1-2. Njeriu i fitores për skuadrën nga Moska ishte Doumbia që shënoi dygolësh në minutën e 2-të dhe 34-të, kurse për kampionët e Anglisë golin e vetëm e shënoi Toure (8) nga goditja e lirë.
City më këtë zbeh në maksimum gjasat për të siguruar një vend që dërgon në rrethin tjetër të garave.
Në Grupin F, PSG dhe Barcelona arkëtuan edhe nga tri pikë të reja duke mundur APOEL Nicosia përkatësisht Ajaxin. PSG mundi APOEL minimalisht prej 1-0, me golin e Edinson Cavanit, derisa Barcelona më dygolëshin e Lionel Messit mposhti Ajaxin midis “Amsterdam Arena”.
PSG më 10 pikë dhe Barca më nëntë pikë sigurojnë kualifikimin në rundin tjetër të garave. Në Grupin G, Maribori dhe Chelsea kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1. Golin për kampionët e Sllovenisë e realizoi Agim Ibrahimi, kurse për skuadrën e Jose Mourinhos barazoi Matic.
