Sekonda e fundit, vendos humbje goditëse për Cleveland Cavaliersin e Lebron Jamesit
Përkundër se para fillim të stinorit bënin llogari që të arrijnë titullin pa humbje pas përforcimeve të bëra, Cleveland Cavaliers, janë goditur rëndë edhe në ndeshjen e radhës...........

Kësaj radhe Utah Jazz i ka mposhtur ata në sekondën e fundit, me pikët e Gordon Hayuardit, që shënoi 21 pikë në ndeshje, u lirua nga Lebron James për të dalë në krahun e djathtë dhe për të shënuar pikët që i sollën fitore ekipit të tij. Utah ishte gjatë gjithë ndeshjes në epërsi, mirëpo Cavsat asnjëherë nuk u ndalën së ndjekuri rezultatin dhe të mendojnë për fitore.
Lebron James shënoi treshe kah fundi, derisa 3.4 sekonda para përfundimit shënoi edhe tre gjuajtjet e lira që i kishte në dispozicion për të barazuar rezultatin në 100-100. Kjo ishte fitorja e dytë për xhezerët këtë stinor, derisa kanë edhe tre humbje tjera.
Në takimet kryesore të mbrëmjes Charlotte Hornets - Miami Heat 96-89, Philadelphia 76-ers – Orlando Magic 98 – 91, Detroit Pistons Neë York – Nicks 98 – 95, Golden State Warriors - Los Angeles Clippers 121 – 104 dhe Sacrament Kings dhe Denver Nuggets 131 – 109.
