Botë

Dramë familjare në Vjenë të Austrisë – nëna mbyt tre fëmijët e saj, viktima më e vogël vetëm 8 muajshe

17.10.2020 19:36

Policia austriake arrestoi një grua 51-vjeçare pasi trupat e tre vajzave u gjetën në banesën e saj në Vjenë...

Policia austriake arrestoi një grua 51-vjeçare pasi trupat e tre vajzave u gjetën në banesën e saj në Vjenë.
 
Sipas medieve të huaja, gruaja telefonoi policinë rreth orës 5:20 të mëngjesit të sotëm dhe tha se kishte vrarë fëmijët e saj dhe se donte të bënte vetëvrasje.
 
Siç bëhet e ditur më tej, policia gjeti një grua që plagosi veten në një apartament në lagjen Donaustadt dhe trupat e fëmijëve të moshës nëntë dhe tre vjeç, si dhe një tjetër tetë muajsh që u gjetën në vendin e ngjarjes.
 
Mjekët u përpoqën të ringjallnin vajzën më të rritur, por pa sukses.
 
Hetimi është duke vazhduar, dhe policia po përpiqet të përcaktojë nëse gruaja është në gjendje të merret në pyetje. /Telegrafi/