“Jerma” fiton kupën në “Skupi festival 2014”
Është përmbyllur me sukses Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, “Skupi festival 2014”.........

Për 7 ditë rresht, spektatori i Maqedonisë pati rastin të shijojë shfaqet artistike të nivelit të lartë nga 7 vende të ndryshme të botës.
Juria e festivalit mbrëmë kishte punën më të vështirë, të vlerësojë shfaqet më të mira. Anëtarët e jurisë, Albana Sançolli, Sinisha Evtimov dhe Musa Isufi, pasi panë të gjitha shfaqjet, shpallën si pjesën më të mirë të edicionit të 8-të shfaqjen “JERMA”, me autorë Frederiko Garsia Lorka, në regji të Diana Dobrevas, pruduksion i Teatrit të Armatës bullgare nga Sofja e Bullgarisë.
Për 7 ditë rresht, ky festival u kthye në një arenë ballafaqimi të zhanreve të ndryshme teatrore. Aktorët sollën në skenë, përmes lojës së tyre, problemet aktuale, sociale, politike deri te problemet personale.
Festivali “Skupi festival 2014”, ashtu si edhe Festivali Kombëtar i Teatrove Shqiptare në Dibër, u kthyen në festën kulturore të këtij muaji. Të shpresojmë se edhe gjatë muajve të tjerë të vitit do të kemi mundësi të shohim shfaqe cilësore e të mos na duhet të presim vetëm festivalet për të shijuar teatrin.
