Maqedoni

Mosmarrëveshjet me Bullgarinë, LSDM: Nuk e shohim të nevojshëm takimin e liderëve

18.10.2020 16:32

LSDM nuk e sheh të arsyeshme takimin e liderëve të thirur nga kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski...

LSDM nuk e sheh të arsyeshme takimin e liderëve të thirur nga kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për mosmarveshjet në lidhje me Bullgarinë.
 
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska theksoi se çështjet e hapura me Bullgarinë duhet të shqyrtohen vetëm në nivel të komisioneve ndërshtetërore, ndërsa shtoi se qëllimi i Micksokit për takim liderësh është vetëm të dëmtoj procesin pasi të njejtën e ka demonostruar edhe me sjelljet e tij deskturitve gjatë peridhës së kaluar.
 
“Hirstijan Mickoski është lider I parties më të madhe opozitare I cili nuk ka qëndrim fare për asnjë çështje stratëgjike të shtetit. Sa i përket marrëveshjes me Bullgarinë, Hristijan Mickoski nuk do marrëveshje këtë e ka dëshmuar dhe pikërisht për këtë çështje ai nuk ka qëndrim konkret përveçse ka demonstruar sjelljen e tij destruktive në periudhën që lamë pas. Me fqinjin tonë Bullgarinë kemi marrëveshje për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, e cila është nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase. Prandaj presim që në frymën e kësaj ujdie të vazhdojmë bashkërisht të ndërtojmë raportet me Bullgarinë, ndërsa për temat që dalin nga kjo marrëveshje, shprehim vullnetin që t’i zgjidhim përmes komisioneve përgjegjëse, të cilat gjatë kësaj periudhe janë krijuar për të gjitha çështjet e hapura me Bullgarinë”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
 

VMRO: Takimi i liderëve, i patjetërsueshëm

Nga VMRO-DPMNE konfirmuan se nuk kanë asnjë komunikim me LSDM, ndërsa theksuan se situata në shtet e imponon një takim të domosdoshëm mes liderëve politik.
 
“Është e patjetëruseshme për gjithë këto që po ndodh në shtet, sepse e gjithë situata ekonomike, politike, shëndetsore por edhe ajo në politikën e jashtme janë shumë të rëndësishme a siç e shohim gjithçka shkon drejt greminës. Prandaj, i inkurajojmë edhe një herë, edhe pse tregojnë publikisht se janë arrogantë, konsiderojmë se duhet të marrin guxim dhe të pranojnë një takim liderësh ku të gjitha çështjet do të diskutohen hapur, përfshirë edhe njoftimin e opinionit për të gjitha çështjet”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
Kërkesa për takim liderësh erdhi nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki ku përpos mosmarëveshjes me Bullgarinë në atë takim do të diskutohej edhe për regjistrimin, ekonominë, arsimin dhe çështje tjera të rëndësishme për vendin.
 
ZEKIRIJA MEXHITI