Maqedoni
Rritja e rasteve me Covid 19, qyetarët të shqetësuar: Rrespektojmë masat
18.10.2020 17:13
Pas numrit rekord të infektuarve në baza ditore me numra treshifror, qytetarët ndjehen të shqetsua...

Pas numrit rekord të infektuarve në baza ditore me numra treshifror, qytetarët ndjehen të shqetsuar dhe shprehen se rrespketojnë masat mbrojtëse edhe pse Ministra e Brendshme gjatë 24 orëve të fundit shqiptoi 702 shkelje për mosmbajtjen e maskës. Moti me diell këtë vikend mbushi parqet në Shkup.
"Rregullisht mbaj maskën dhe mbrohem por nuk mbajn të gjithë", shprehet qytetari.
"Gjithsesi se më brengosin shifrat e fundit. Mundoemi të mbrohemi përmes masakave, higjienës perosnale dhe kështu", thekson qytetari.
"E mbaj maskën ja edhe siç e shihni, mundohem tiu shmangem turmave", shprehet qytetari.
Derisa numri I të infketuarve po rritet, edhe numri I kapaciteteve spitalore ka filluar të plotësohet. Përmes një rekomandimi publik Ministria e shëndetësisë apeloi qytetarët se mbajtja e maskës mbrojtëse, distance fizike, larja e duarve si dhe ruajtja e higjienës janë thelbësore për parandalimin e koronavirusit.
Rreziku i vjeshtës është një alarm serioz që masat universale për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik duhet të respektohen rregullisht. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e të sapo infektuarve gjatë kësaj periudhe është kryesisht në grupmoshën prej 30 deri në 39 vjeç.
ZEKIRIJA MEXHITI
