Botë

Covid 19 në Shqipëri: 281 raste të reja dhe 3 të vdekur; Covid 19 në Kosovë: 137 raste të reja dhe një i vdekur

18.10.2020 17:58

Në Shqipëri në 24 orët e fundit nga covid 19 janë kryer 1276 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë...

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.
 
Ndërkohë në Kosovë në 24 orët e fundit, një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur dhe janë regjistruar edhe 137 raste të reja me këtë virus.
 
Shifrat e reja të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas testimit të 869 mostrave.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 49 pacientë. Që prej 13 marsit - kur u regjistruan rastet e para në Kosovë - e deri më sot, janë regjistruar 16,891 raste me koronavirus. Prej tyre, 653 pacientë kanë vdekur dhe 14,666 janë shëruar. Në Kosovë, aktualisht raste aktive janë 1,572.