Maqedoni
Parashikimi i motit
19.10.2020 09:01
Mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit...

Mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit paralajmëron DPHM përperiudhën e ardhshme.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -1 deri 9 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 14 deri 21 gradë celcius.
Në Shkup moti kryesisht do të jetë me diell me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, me mëngjese të ftohta dhe temperatura të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të jetë më ngrohtë.
