Slloveni, Osmani realizon takim me Pahor
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani....

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot udhëton për në Lubjanë, ku nga dita e nesërme do të realizojë vizitë zyrtare në Slloveni dhe takim me ministrin e punëve të jashtme, Anzhe Logar.
Në kuadër të vizitës në Slloveni janë paraparë takime edhe me presidentin, Borut Pahor, dhe kryetarin e Parlamentit slloven, Igor Zorçiq. Të martën, Osmani nga Lubjana do të udhëtojë direkt në Zagreb për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku përveç takimit me homologun, ministrin e punëve të jashtme, Goran Grliq-Radman, do të realizojë takim edhe me kryeministrin, Andrej Plenkoviq, si dhe disa takime në Parlamentin e Kroacisë.
