Maqedoni

Rebalanci i buxhetit, Komisioni vazhdoi shqyrtimin e amendamenteve

19.10.2020 16:35

Komisionit për Financa dhe Buxhet vazhdoi debatin për Propozim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020....

Komisionit për Financa dhe Buxhet vazhdoi debatin për Propozim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Në ditën e katërt të debatit, Komisioni amë vazhdoi shqyrtimin e 186 amendamenteve, kryesisht nga opozita maqedonase. Nga 15 amendamentet e para të shqyrtuara, u pranuan vetëm 2, ndërsa të tjerat e hodhën poshtë si të paqëndrueshme. Edhe me kaq, shumica parlamentare u krenua se po demonstron vullnet për të pranuar amendamentet e qëndrueshme të opozitës.
 
“Çdo gjë që është e pranueshme dhe praktike, e pranojmë. Jemi në amendamentin e 15, të shqyrtuar, dhe është amendamenti i dytë që, sipas meje, është logjik, i nevojshëm dhe i zbatueshëm, e pranojmë dhe konsiderojmë se është mirë që kështu po plotësojmë njëri tjetrin.” ,- tha deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska.
 
Me propozim të opozitës, Ohri do të përfitojë një milionë denarë për strategji për zhvillim të zonave industrial. Amendamenti u pranua me një ndërhyrje teknike të zëvendësministrit të financave, por që si i tillë ishte i pranueshëm edhe për propozuesin.
 
“Sa i përket ndryshimit të tekstit dhe dispozitës ku do të siguroheshin këtij një milionë denarë, e pranojmë. Ohri ka nevojë për më shumë strategji, jo vetëm në këtë pjesë që ka të bëjë me zhvillimin e kapaciteteve dhe zonave ekonomike por në përgjithësi në kahjen që do të lëvizte qyteti as i përket këtij biznesi, kështu që  e pranojmë këtë vërejtje.”,- theksoi Kiril Pecakov nga VMRO DPMNE.
 
Nga 186 amendamentet e dorëzuar, 177 janë nga VMRO-DPMNE. Kryeministri, Zoran Zaev, u bëri thirrje deputetëve që t’i miratojnë amendamentet e opozitës vetëm nëse janë në të mirën e qytetarëve dhe kompanive. Rebalanci i dytë i buxhetit konsiderohet i domosdoshëm nga qeveria, për të financuar pakon e re të masave ekonomike, të cilat duhet të mbajnë aktivitetin ekonomik në vend. 
 
Me rebalancin, ana e të ardhurave buxhetore është projektuar në 3.1 miliardë euro, ndërsa ana e shpenzimeve 4.1 miliardë euro. 
 
SHPËTIM NUREDINI