Botë

Covid-19, Mali i Zi - vendi i parë në Evropë me numër më të madh të infektuarish

19.10.2020 17:18

Mali i Zi renditet i pari në Evropë për nga numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë, në 100 mijë banorë....

Mali i Zi renditet i pari në Evropë për nga numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë, në 100 mijë banorë. Ky shtet ka një normë prej 2,385 rastesh të regjistruara me virusin korona për 100,000 banorë, ndërsa ndiqet nga Armenia dhe Spanja. Maqedonia e Veriut, renditët e 11-ta në listën e vendeve të Evropës, me numër më të lartë të të infektuarish, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 14. Në bazë të të njëjtave kritere, Shqipëria renditet në vendin e 27-të. 
 
Ndërsa në 24-orëshin e fundit, Shqipëria ka regjistruar 295 raste të reja dhe 3 humbje jete. Kosova është në vendin e 17 në Evropë, derisa sipas raportit të 24 orëve të fundit, në Kosovë, kanë humbur jetën 3 pacientë, si dhe janë konfirmuar 118 raste të reja pozitive. Kroacia rradhitet në vendin e 28-të, ndërsa Serbia në vendin e 30-të. 
 
Franca raportoi mbi 30 mijë raste të reja dhe kjo është arsyeja për përforcimin e masave, me orë policore për së paku një muaj. Në Belgjikë të gjitha baret dhe restorante janë mbyllur për katër javë edhe Zvicra reagoi ndaj rritjes së ndjeshme të rasteve duke e bërë maskën të detyrueshme në hapësira publike. Italia do t’i ashpërsojë masat, pas rritjes së numrit të rasteve të reja. Kryeministri Konte tha se masat janë të nevojshme “për të shmangur izolimin e plotë”.Republika çeke po shqyrton mundësinë e një izolimi tjetër, ndërsa Irlanda do të njoftojë masa më të rrepta gjatë ditës. Numri global i rasteve të konfirmuara me virusin korona kaloi në mbi 40 milionë njerëz. Sipas tyre, numri i përgjithshëm i viktimave është mbi 1.1 milion, ndërsa i të shëruarve mbi 27.5 milionë. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 8.1 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 219,000 viktima.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU