Covid-19, 12 të vdekur, 161 pozitiv dhe 154 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 711 testime të bëra ka regjistruar 161 raste të reja të të infektuarve, 12 persona kanë humbur jetën ndërsa 154 janë shëruar.
Në listën e të infektuarve kryeson Shkupi me 90 raste, i pasuar nga Gostivari me 15, Kumanova me 11, Strumica me 8, Prilepi dhe Berova me 6, Tetova me 5, Velesi me 4, Koçani me 3 Probishtipi, Kërçova dhe Dellçeva me 2 dhe Radovishi, Kriva Pallanka dhe Vallandova me nga një rast.
Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar shtatë pacientë dhe gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë, ndërsa në terapi me oksigjen janë 61 pacientë.
Në Spitalin në Kozle janë hospitalizuar gjashtë fëmijë dhe gjashtë nëna.
Në Spitalin 8 shtatori janë pranuar dy pacientë dhe gjithsej janë hospitalizuar 47 pacientë, prej të cilëve në respirator janë katër pacientë.
Sa i përket komunave të kryeqendrës me numrin më të madh të rasteve aktive kryeson Aerodromi me 534 raste më pas Karposhi me 446, Qendra me 445, Kisella Voda me 320, Gazibaba me 280, Gjorçe Petrov me 216, Çairi me 115 dhe Buteli me 111.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 23788, janë shëruar 17 mijë e 392, kanë humbur jetën 846, dhe numri i rasteve aktive shënon 5550.
