Botë
Shqipëri, naftëtaret në grevë
19.10.2020 18:37
Është rënduar ndjeshëm gjendja e naftëtareve të Ballshit, në ditën e 5 të grevës së urisë...

Ato shprehen se kanë shqetësime të shumta shëndetësore, ndërsa mjekët sipas tyre nuk u kanë ofruar ndihmë. Gratë naftëtarë shprehen se gjithçka që kërkojnë është buka e fëmijëve të tyre.
Të pranishëm jashtë godinës ku po zhvillohet greva kanë qenë edhe naftëtarë të tjerë, të cilët qëndrojnë atje në mbështetje të grave të tyre. Ata thonë se nuk u intereson politika, as lëmosha, por vetëm pagat 20 pagat që u takojnë.
Kryeministri, Edi Rama, u ka bërë thirrje ta ndërpresin grevën e të ulen të gjithë zgjidhje, por ata janë shprehur se pa një zgjidhje përfundimtare, nuk dalin nga ambientet ku janë ngujuar.
Fillimisht greva u nis nga burrat, por prej 5 ditësh ata janë zëvendësuar nga gratë e tyre. Mbi 900 naftëtarë kërkojnë një zgjidhje përfundimtare për marrjen e pagave të prapambetura që i kanë fituar me gjyq, rifillimin e punës si dhe librezat.
LULJETA NDOKA
