Maqedoni
Parashikimi i motit
20.10.2020 09:07
Në mbarë vendin sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të vogla....

Në mbarë vendin sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të sillet prej minus 2 deri më 8 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri më 22 gradë Celsius.
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet deri më 2 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrij deri më 20 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta, ndërsa ato ditore do të rriten.
