Maqedoni
Mbi 1 mln të infektuar në Argjentinë, rritje shqetësuese e rasteve edhe në Europë
20.10.2020 10:39
Argjentina është bërë shteti i pestë në botë që ka kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve nga virusi korona....

Argjentina është bërë shteti i pestë në botë që ka kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve nga virusi korona. Gjatë 24 orëve të fundit, Argjentina raportoi 12 mijë e 982 raste të reja dhe 451 të vdekur. Mbi 1 milion të infektuar kanë shënuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India, Brazili dhe Rusia.
Edhe vende të ndryshme të Europës po përballen me një rritje frikësuese të shifrave. Në Francë rastet ditore kanë kapërcyer 30 mijë. Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, është në izolim për shkak të kontaktit me një person që ka rezultuar i prekur nga Covid-19.
Autoritetet belge deklaruan se situata atje është më e rëndë se në muajin mars, e numri i rasteve ka prekur rekorde të reja, ndërsa ai i të shtruarve në spital është duke u dyfishuar çdo javë.
Lombardia i kërkoi qeverisë italiane vendosjen e orës policore në 23.00 dhe mbylljen e qendrave tregtare në fundjavë.
Uelsi në Angli shkon në izolim për dy javë duke nisur nga e premtja, ndërsa Polonia ktheu një stadium futbolli në spital fushor. Irlanda është vendi i parë në Europë që rikthehet në izolim por ku shkollat do të qëndrojnë të hapura.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus kaloi shifrën shifrën 40 milionë, ndërsa viktimat janë mbi 1.1 milion.
