Maqedoni
LSDM: Siguruam fillim të suksesshëm të vitit shkollor
20.10.2020 14:15
LSDM u lavdërua se edhe gjatë pandemisë, Qeveria dhe Ministria e Arsimit....

LSDM u lavdërua se edhe gjatë pandemisë, Qeveria dhe Ministria e Arsimit, përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe sistematike, siguruan një fillim të suksesshëm të vitit shkollor dhe një proces të suksesshëm mësimor.
“Rreth 88% e nxënësve ndjekin me sukses mësimin online pa shumë vështirësi, dhe ky numër është rritur me 18% që nga fillimi i vitit shkollor. Një rritje e tillë, ndër të tjera, është për shkak të nismave të pushtetit vendor, që në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër përmes dhurimeve, kanë siguruar pajisje IT për nxënësit dhe mësimdhënësit që nuk i kanë pajisjet e nevojshme.”,- deklaroi Bisera Kostadinovska nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Shkurtuan 21 mln euro për arsimin, por jo luksin
Por, VMRO-DPNRE akuzon qeverinë pikërisht se pandemia nxori në dukje faktin se sa i dëshpëruar është sistemi arsimor në vend. Pushteti nuk shkurtoi asgjë nga luksi i funksionarëve, e shkurtoi për 21 milion euro fondet në arsim, akuzon opozita.
“Me rebalancin e buxhetit, qeveria shkurton 21 milion euro nga zërat për arsimin, rindërtimin dhe ndërtimin e konvikteve studentore nga buxheti i planifikuar fillimisht për 2020. A është kjo mënyra më e lehtë? A nuk kishte vend për shkurtime në luks për qeverinë? Mbi 40 mijë studentë nuk kanë kompjuter dhe nuk do të jenë në gjendje të ndjekin klasat në internet. Normalisht, nuk ka para për këtë, kështu që vetëm paratë e destinuara për zhvillimin e sistemit arsimor të nxënësve të shkollës fillore zvogëlohen me 5 milion euro dhe në arsimin e mesëm me 2.2 milion euro.”,- u tha nga VMRO-DPMNE.
Sipas opozitës, qeveria që e quan veten demokratike, nuk ka asgjë demokratike në përbërjen e saj.
SEDAT SELIMI
.