Maqedoni

Notimi i nxënësve edhe me prani fizike, MASh: Do të realizohet deri më 20 nëntor

20.10.2020 14:44

Deri më 20 nëntor nxënësit duhet të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online.....

Deri më 20 nëntor nxënësit duhet të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online. Vlerësimi mund të kombinohet, nga distanca dhe në takime fizike me nxënësit, por duke respektuar masat për mbrojtje ndaj Covid-19. Ministria e Arsimit sqaron se takimet me nxënësit duhet të zgjasin nga 20 deri në 30 minuta dhe në to mund të marrin pjesë deri në 10 nxënës. Kjo qasje lejon që mësimdhënësit t’i kushtojë vëmendje të mjaftueshme secilit nxënës dhe të njihet me vështirësitë apo sfidat me të cilat përballet në arritjen e rezultateve të parashikuara me programet mësimore, thuhet në udhëzimet për mësimdhënësit. MASH dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, u bëjnë thirrje mësimdhënësve që të harmonizojnë vlerësimin e nxënësve bazuar në mësimin nga distanca.
 
 
“Është e nevojshme të vendosen udhëzime të qarta në lidhje me rezultatet e pritura nga mësimi si dhe mënyra e ndjekjes, kontrollimit dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësve në këtë periudhë. Gjatë formimit të vlerësimit duhet të jepen detyra autentike që eliminojnë mundësinë e përgjigjeve të gatshme nga materialet mësimore, ose nga burime të tjera të informacionit, si dhe të sigurohet kontroll mbi kohën për zgjidhjen e detyrave. Kriteret e vlerësimit dhe afatet e dorëzimit të tyre duhet t’u komunikohen qartë studentëve dhe prindërve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.