Maqedoni

IShP: Numri i fataliteteve në një javë u rrit për 58%

20.10.2020 15:21

Nga 12 deri më 18 tetor, në vend u raportuan 49 vdekje nga Covid-19 në 16 qytete...

Nga 12 deri më 18 tetor, në vend u raportuan 49 vdekje nga Covid-19 në 16 qytete, një rritje prej 58.1% krahasuar me javën e kaluar. Në 34 qytete për një javë janë regjistruar 2,676 raste të reja pozitive, ose 19.3% krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin javor të Institutit të Shëndetit Publik. Shumica e rasteve të regjistruara, apo 51.4%, janë nga Shkupi.
 
Edhe pse Covid-19 prek të gjitha grupmoshat, 20.9%, apo 559 të infektuar janë mes moshës 30 deri më 39 vjeç. 522 persona të grupmoshën 40-49 vjeç, 470 të infektuar janë të grupmoshës 20-29 vjeç, 469 të infektuar janë mbi 60 vjeç dhe 443 në grupin 50-59 vjeç. Numri më i ulët prej 79 të infektuarve është regjistruar midis fëmijëve nga 0-9 vjeç, dje 134 të infektuar janë fëmijë e të rinj të moshës 10-19 vjeç. Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1.313 raste, pra 49.1%, 96 kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 305 persona kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 470 persona kishin kontakte me një rast të konfirmuar. 
 
LEUNORA KALIQI