Ukrainë, tanke ruse në lindje të vendit

07.11.2014 15:52

Një autokolonë e përbërë nga 32 tanke dhe 30 mjete të tjera të rënda ushtarake kaloi kufirin ndarës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe po udhëton në dy rajonet lindore ukrainase, Luhansk dhe Donjetsk........

Alarmi është lëshuar nga një zëdhënës ushtarak në Kiev, i cili tha se autokolona përmban municione të të gjitha llojeve dhe trupa ushtarak.

Që prej 5 shtatorit, në fuqi është një armëpushim i brishtë i arritur në Minsk mes Ukrainës, Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Por, luftimet nuk janë ndërprerë dhe palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, palët ranë dakord për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në dy rajonet problematike, por sipas ligjeve dhe Kushtetutës ukrainase.

Dy udhëheqës të rebelëve pro-rusë u vetëshpallën fitues në zgjedhjet e zhvilluara në Donetsk dhe Luhansk.

Perëndimi e cilëson si të paligjshëm procesin e votimit, por Moska e mbështet atë.

Që prej muajit prill, rreth 4 mijë persona kanë humbur jetën nga luftimet në Lindje. Kievi akuzon Rusinë për armatosjen e separatistëve, madje edhe për dërgimin e trupave në këto rajone, por Kremlini mohon përfshirjen në të.