Lufta kundër Covid-19, OBSh: Muajt e dimrit do të jenë të vështira

20.10.2020 15:27

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus...

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri të ditur se disa muaj do të jenë të vështira kur të vijë dimri. Kreu i OBSH-së deklaroi se epidemia “hyri në një fazë alarmante”.

Teksa hemisfera veriore hyn në dimër, ne shohim që rastet po rriten me shpejtësi, veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

“Ne e dimë se disa muaj do të jenë të vështira kur të vijë dimri”, bëri të ditur ai duke shtuar se është i kënaqur me masat e marra nga udhëheqësit e shumë vendeve për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe sistemet shëndetësore.

“Sidoqoftë, kur kapaciteti spitalor të arrihet dhe tejkalohet, do të krijohet një situatë shumë e vështirë dhe e rrezikshme si për pacientët ashtu edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Prandaj, është e rëndësishme që të gjitha qeveritë të përqendrohen në bazat themelore për të ndihmuar në thyerjen e zinxhirëve të transmetimit dhe për të shpëtuar jetën dhe jetesën”,- tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.