Maqedoni
Dimitrov: Vlerat e BE-së varen nga veprimi ndaj RMV-së
20.10.2020 15:36
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, thotë se miratimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës...

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, thotë se miratimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, do t’i rrumbullakojë sukseset historike të vendit pas dritës së gjelbër për hapje të negociatave inkuadruese në NATO. Në video-konferencën me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë, Dimitrov tha se vlerat dhe parimet e Unionit, varen nga ajo se si BE-ja do të veprojë ndaj të drejtës së vetpërcaktimit të popullit maqedonas.
Në takim, të iniciuar nga ambasadori dhe shef i Delegacionit të BE-së, David Geer, pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për RMV-në dhe pakon e zgjerimit, Dimitrov ka potencuar se e njëjta paraqet vlerësim objektiv dhe gjithëpërfshirës të përparimit, duke i identifikuar rajonet në të cilat duhet t’i fokusojmë aktivitetet reformuese, me theks të veçantë në fushat prioritare lidhur me klasterin e parë – themelet. Dimitrov, gjithashtu ka informuar edhe për masat që Qeveria i ndërmerr për përmirësimin e IPA strukturës, gjegjësisht për kapacitetet e absorbimit të fondeve të BE-së.
