Osmani në Kroaci: Përkrahje për RMV-në gjatë negocimit me BE-në
Kroacia mbështet fuqishëm RMV-në....

Kroacia mbështet fuqishëm RMV-në në rrugën eurointegruese si dhe pret nga BE deri në fund të vitit të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me RMV-ne. Ministri kroat, Radman, siguroi ndihmën kroate gjatë negocimit mes BE-në dhe vendit tonë.
“Vlerësojmë reformat si rezultat i vullnetit politik, anëtarësimin në NATO dhe vendimin për hapjen e bisedimeve që u dha në kohën e presidencës sonë. Na vjen mirë për rezultat e arritura. Shpresojmë edhe për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, gjatë presidencën gjermane.”,- deklaroi ministri i jashtëm i Kroacisë, Goran Grliç Radman.
Bashkimi Evropian duhet të miratojë kornizën negociuese, të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe të fillojë negociatat zyrtare të pranimit, tha ministri Osmani. Nga fqinji lindor pret të arrihet kompromis dhe të tejkalohen dallimet.
“Mendoj se Republika e Bullgarisë e kupton rolin dhe rëndësinë e saj, megjithatë edhe pasojat e mundshme për prolongimin e këtij procesi, jo vetëm për shkak të kredibilitetit të BE-së, jo vetëm për shkak të Procesit të Berlinit, dinamikës rajonale, por edhe raporteve mes dy shteteve. Jam optimist se nëpërmjet komunikimit intensiv në nivel politik, komunikimit intensiv të punës mes komisioneve për çështje historike, do të kemi sukses t’i tejkalojmë dallimet me qëllim që bashkërisht ta vazhdojmë këtë rrugë.”,- theksoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Përkrahje për fillimin e negociatave Osmani në Kroaci mori edhe nga presidenti kroat, Plenkoviq, nga parlamenti si dhe nga autoritete të ndryshme politike. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
