Këngët në kurorëzimin e Bogdanoviqit, Zaev: Nëse ka pasur provokim, e dënoj
Kryeministri, Zoran Zaev, sot deklaroi se dënon provokime nga cili do lloj....

Kryeministri, Zoran Zaev, sot deklaroi se dënon provokime nga cili do lloj, nëse ka pasur në dasmën e kryetarit të Komunës Qendër i cili gjatë fundjavës u kurorëzua në Graçanicë.
Megjithatë thotë se në deklaratat e Bogdanoviqit, nuk ka mundur të dallojë ndonjë provokim. Zaev theksoi se vendi i respekton të gjithë fqinjët dhe nxit dialog për paqe në Ballkan.
“Me kujdes i kam lexuar deklaratat e kryetarit të Komunës Qendër i cili vjen nga radhët e LSDM-së. Ai pohon se nuk dëshiron as t’i mbështesë, as të komentojë diçka të veçantë për individë të cilët ishin mysafirë në dasmë. Ai distancohet. Thotë – unë e dua Republikën e Maqedonisë së Veriut, jetoj këtu, kam nder të madh të jem kryetar komune. Ajo është ajo që me të vërtetë e lexova. Marrëdhënia që do të thotë provokim mes tjerash ishte nga popujt tanë të Ballkanit, nuk e mbështes dhe distancohem nga ai. Apeloj për kujdes. Ne duam të jemi Evropë në periudhën e cila është para nesh. Duhet në mënyrë evropiane të sillemi dhe ta respektojmë njëri tjetrin”,- tha Zaev.
