Programet e “Kembrixhit” deri në klasën e 6-të

07.11.2014 16:03

Programet mësimore të Qendrës Ndërkombëtare për Programe Mësimore “Kembrixh”, të cilat janë vendosur nga klasa e parë deri në të tretën, do të vazhdojnë të zbatohen nga klasa e katërt deri në të gjashtën.........

Ministria e Arsimit, Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe Qendra Ndërkombëtare për Programe Mësimore në “Kembrixh”, nënshkruan sot marrëveshje, me të cilën praktikisht vendoset bashkëpunim me livruesin më të madh botëror të programeve mësimore ndërkombëtare dhe kualifikimeve për fëmijë të moshës prej 5 deri në 19 vjeç, të pranuara në 160 shtete dhe mbi 9.000 shkolla.

“Sot, bashkëpunimin me Qendrën Ndërkombëtare për Programet Mësimore “Kembrixh” e vazhdojmë nëpërmjet  nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, e cila parashikon kalimin në fazën e ardhshme të implementimit të reformës, gjegjësisht prezantimin e programeve mësimore për nxënësit prej klasës së katërt deri në klasën e gjashtë, në vitin shkollor 2015-2016”- deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës në RM-së, Abdylaqim Ademi.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Qendrës Ndërkombëtare, Majkëll O’Salivan, ajo që u jep nxitje të vazhdojnë  me realizimin e projektit është e dhëna  se 90% e mësimdhënësve, të cilët janë trajnuar sipas programeve të reja, do t’ua rekomandonin trajnimin edhe kolegëve të tyre.

“Ky është indikator shumë i rëndësishëm për suksesin e këtyre ndryshimeve. Atë që e pamë gjatë vizitës nëpër shkollat në Maqedoni, na mbushi përplot besim dhe optimizëm për ardhmërinë e realizimit të këtij programi të ri”- u shpreh drejtori i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për Programet Mësimore “Kembrixh”, Majkëll O’Salivan.

Marrëveshja, përveç adaptimit dhe livrimit të programeve  mësimore, në bazë të së cilëve më vonë do të përpilohen edhe librat, përfshin edhe trajnimin e mësimdhënësve në lëndët konkrete, por edhe monitorimin dhe implementimin e plotë. (Gyltene Sinani, TVM2)