Maqedoni
Covid-19, 4 të vdekur, 408 të infektuar e 280 të shëruar
20.10.2020 18:12
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 408 raste të reja me Covid-19...

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 408 raste të reja me Covid-19, kanë humbur jetën katër pacientë, ndërsa janë shëruar 280 persona.
Me numrin më të lartë të të infektuarve kryeson Shkupi, me 227 raste, i pasura nga Tetova me 34 raste, Ohri me 23, Strumica me 18, Velesi dhe Shtipi me 15, Kumanova me 12, Manastiri me 10, Radovishi dhe qytetet tjera me nga një rast të infektuarish.
Pacientët që kanë humbur betejën me Covid-19 janë: një 64 dhe 77 vjeçar nga Shkupi, një 59 vjeçar nga Resnja dhe një 76 vjeçar nga Manastiri. Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 11 pacientë dhe gjithsej janë hospitalizuar 99 pacientë. Në terapi oksigjeni janë 67 pacientë.
Në Spitalin e Kozles janë hospitalizuar katër nëna dhe tre fëmijë. Në Spitalin 8 shatori janë pranuar 6 pacientë dhe gjithsej janë hospitalizuar 49 pacientë, në respirator janë katër pacientë.
Nga komunat e kryeqendrës me numrin më të madh të rasteve aktive kryeson Aerodromi me 552 raste, i pasuar nga Karposhi me 446, Qendra me 454, Kisella Voda me 310, Gazibaba me 307, Gjorçe Petrov 220, Çairi 123 dhe Buteli me 113.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 24196, prej tyre janë shëruar 17672, kanë humbur jetën 850 pacientë dhe numri i rasteve aktive shënon 5674.
FLUTURA LATIFI
