Maqedoni

Debat mbi Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi. Shapaska: Themelohet trup me profesionistë. Siljanoska: Duhet të ketë njerëz të kualifikuar

20.10.2020 18:36

Opozita ka kërkuar kritere më të rrepta në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalimin e Diskriminimit...

Opozita ka kërkuar kritere më të rrepta në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalimin e Diskriminimit gjatë debatit të sotëm publik mbi Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili është përsëri në procedurë parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi atë në maj, sepse nuk u votua me shumicë votash.
 
Ndërkohë ministrja për Punë dhe Politikë Sociale  Jagoda Shahpaska thotë se do të themelohet trup i pavarur i përbërë me njohës të fushës.
 
“Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi është një trup i pavarur, them i pavarur pasi që do të përbëhet nga shtatë profesionistë me shtatë vjet përvojë punë në fushën e të drejtave të njeriut dhe pesë vjet përvojë në sferën barazi dhe mosdiskrinim.”,- deklaroi ministrja për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpaska.
 
“Nuk është mjaftueshëm që të shënoni 240 kredi dhe shtatë vjet përvojë në sferën e lirive dhe të drejtave por kritere më konkrete. Vërejtjet e Komisionit të Venedikut janë që nuk është mirë që të ketë rizgjedhje edhe unë jam i këtij mendimi. Paramendoni mandat pesë plus pesë vjet, duhet të ketë njerëz të kualifikuar për këtë materie.”,- tha kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta, Gordana Siljanoska.
 
Përfaqësues të shoqatave  joqeveritare thonë se qëllimi  është që të sigurohet proces transparent dhe gjithëpërfshirës që më në fund të zgjidhen njerëz me meritë dhe jo sipas përkatësisë partiake. Gjatë monitorimit të gjendjes lidhur me mosdiskriminimin  sipas tyre hasin në përvoja negative.
 
NAIM RAMADANI