Covid-19, 4 viktima në Shqipëri, kurse një viktimë në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 301 raste me koronavirus, 4 viktima dhe 58 të shëruar...

Në krahasim me ditën e djeshme, sot janë bërë më pak testime, 1407, teksa dje ishin 1413, ndërsa janë shënuar më shumë raste, si asnjëherë tjetër më parë 301 brenda 24 orëve.
Kosova ndërkohë ka shënuar një viktimë nga virusi korona, për një total prej 657 humbje jetësh. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në 24 orët e fundit, janë kryer 818 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 130 persona.
Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 17,139, ndërsa numri i rasteve aktive është 1695.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 71 pacientë, për një total prej 14787 pacientësh të shëruar.
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 122 raste të reja ndërsa dy persona kanë vdekur. Në Greqi në 24 orë u regjistruan 11 vdekje dhe 438 raste të reja.
GAZMEND REXHEPI
