Maqedoni

VMRO DPMNE proteston: Kundër krimit, korrupsionit, përndjekjes politike

20.10.2020 20:03

VMRO DPMNE sërisht protestoi në shtatë qytetet kundër krimit, korrupsionit...

VMRO DPMNE sërisht protestoi në shtatë qytetet kundër krimit, korrupsionit, padrejtësive dhe përndjekjes politike nga qeveria aktuale.
 
Protestuesit me vetura protestuan nga Qendra Sportive Jane Sandanski deri te Qeveria. Represioni politik i cili u bëhet atyre që nuk ndajnë qëndrim të njejtë me qeverinë aktuale është qëllimi kryesor se pse protestat mbahen para Qeverisë theksuan nga VMRO DPMNE.
 
"Nuk guxojmë ët lejojmë që partiotët të dergjen burgjeve, ndërsa kriminelët e pushtetit të jenë praktikishtnë liri. Kjo Qeveri përderisa i liron kriminelët shpeshherë e akuzon edhe popullin për ngjarjet  negative që ndodhin në shtet dhe kjo është ndër simptomet e para se bëhet fjalë për qeveri dikatatoriale. Kjo përndjekje politike duhet menjëherë të ndërpritet", u shpreh Darko Kostovski nga VMRO DPMNE. 
 
Protestat e VMRO DPMNE SË do të vazhdojnë deri në rënien e pushtetit aktual dhe trimfimin e drejtësisë u tha me kët rast.
 
FLUTURA LATIFI